Zijadin Gashi, Prishtinë
Grupi i Kontaktit ka zhvilluar sot në Prishtinë disa takime me përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, ata të opozitës dhe përfaqësuesit e komuniteteve. Në këto takime, që janë organizuar nga Franca, kanë qenë të pranishëm dhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, shefi i UNMIK-ut dhe komandati i KFOR-it. Në një deklaratë të lëshuar për opinion, Grupi i Kontaktit mbështet prioritete e përcaktuara siç janë zhvillimi i institucioneve vendore përfshirë këtu dhe decentralizimin, zhvillimin e dialogut ndërmjet të gjitha komuniteteve, ngritjen e shkallës së sigurisë për pakicat, kthimin e të zhvendosurve, si dhe transferin e kompetencave nga UNMIK-u te institucionet. Te bartja e kompetencave Grupi i Kontaktit kërkon nga UNMIK-u që pas formimit të tre ministrive të reja, të bartë përgjegjësitë nga fusha e ekonomisë dhe të fillojë përgatitjet për bartjen e përgjegjësive nga fusha e drejtësisë dhe policisë. Gjithashtu, Grupi i Kontaktit ka dhënë dhe katër rekomandime, ku bëjnë pjesë, përmbushja e standardeve që do të kontribuonin që Kosova të bëhet pjesë stabile e rajonit, pastaj kërkon që të gjithë në Kosovë, individët si dhe institucionet, të tregohen të gatshme të bashkëpunojmë me Tribunalin e Hagës për krimet e luftës në territorin e ish-Jugosllavisë. Grupi i Kontaktit i bën thirrje edhe Beogradit që të luajë rol konstruktiv në fusha të ndryshme që ndërlidhen me Kosovën, si dhe i ofroi mbështetje të plotë shefit të UNMIK-ut dhe komandantit të KFOR-it në angazhimet e tyre të marra në misionin ndërkombëtar në Kosovë. Pas takimeve të sotme, kryeadministratori ndërkombëtar Soren Jessen-Petersen, tha se ato kanë shërbyer për vënien e kontakteve me institucionet e reja të Kosovës, ku Grupi i Kontaktit ka kërkuar që institucionet vendore të jenë funksionale dhe në këtë aspekt nga serbët kanë kërkuar rol aktiv në organet e reja:
“Ishte një rast i mirë që të flasin me serbët e Kosovës dhe Grupi i Kontaktit kërkon nga ata që të kyçen në bisedimet sikurse të gjitha komunitetet”, tha Petersen.
Ndërkohë, presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova, tha se u kishte sqaruar vendeve anëtare të Grupit të Kontaktit përkushtimin e institucioneve të reja për t’i përmbushur prioritetet e caktuara në kuadër të standardeve:
“Një koncentrim në realizimin e standardeve prioritare: siguria, stabiliteti, mbrojtja e grupeve etnike, ne jemi gati t’i marrim këto obligime. Integrimi i tyre në shtetin e Kosovës dhe reforma në pushtetin lokal që do të jetë një reformë për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe jo në vija etnike dhe po ashtu një koncentrim në zhvillimin ekonomik”, tha presidenti Rugova. Ndërkaq kryeministri Ramush Haradinaj tha se i kishte njoftuar përfaqësuesit e vendeve të Grupit të Kontaktit për angazhimet aktuale të qeverisë së tij dhe përgatitjeve që po bëhen për procesin e përcaktimit të statusit të Kosovës:
“Në prezantimin që bëra në emër të qeverisë, shpjegova për punën e qeverisë këto ditë, për orientimet programore dhe për programin e qeverisë, për angazhimet tona që të ndërtojmë një Kosovë të funksionueshme, që të krijojmë rrethana që Kosova të ecë përpara në të gjitha aspektet, por edhe që politikisht të bëhet gati për statusin në bazë të vullnetit të qytetarëve të Kosovës”, theksoi Haradinaj.
Në anën tjetër kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, tha se institucionet kanë marrë përkrahjen e domosdoshme, por njëkohësisht, sipas tij, është shprehur një interesim i Grupit të Kontaktit që në takimin e ardhshëm të shohin përparime më të mëdha në fusha të ndryshme në Kosovë:
“Përkrahja ishte e fuqishme e të gjitha këtyre institucioneve, por edhe brengosja e tyre që në takimin e ardhshëm vërtetë të kemi rezultate edhe në lëmi të ndjeshme. Megjithatë një përkrahje e tillë është një obligim i madh për ne në institucione që vërtetë të kemi rezultate”, pohoi Daci.
Përveç institucioneve, Grupi i Kontaktit ka takuar sot dhe përfaqësuesit e opozitës. Kryetari i Partisë Demokratike, Hashim Thaçi tha se u kishte shpjeguar atyre rolin që partia e tij do ta luajë në opozitë, kryesisht në parlament. Ai tha se për PDK-në, standardi kryesor është statusi i Kosovës:
“Besoj se në të ardhmen e afërt do të krijohen edhe rrethana tjera të reja, shumë më produktive, shumë më dobiprurëse për Kosovën dhe ritheksova edhe në Grupin e Kontaktit, se për vitin 2005 standard mbi standardet është zgjidhja e drejtë e statusit politik të Kosovës”, tha Thaçi.
Premtimet e veta për një opozitë konstruktive i ka shprehur dhe bartësi i listës "Ora", Veton Surroi. Ai tha se ka paraqitur pikëpamjet e tij që Kosova duhet t’i përcaktojë më mirë disa prioritete të saj që ndërlidhen me interesin nacional:
“Kam kërkuar që të ripërcaktohen disa çështje, siç është dialogu me Beogradin, me qenë se duhet të bëhet në mënyrë shumë më serioze se ç'është bërë deri më tani, si dhe çështjet që kanë të bëjnë me decentralizimin”, tha Surroi.
Menjëherë pas opozitës, takimi i radhës është zhvilluar me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës. Sipas Oliver Ivanoviçit, serbët i kanë shprehur qëndrimet e tyre se në Kosovë nuk është bërë aspak në garantimin e sigurisë për pjesëtarët e komunitetit serb, ndërsa shprehu vlerësimin e tij se edhe institucionet e reja nuk kanë ndonjë trajtim korrekt ndaj serbëve të Kosovës:
“Mendoj se institucionet e përkohshme nuk kanë filluar mirë dhe për këtë ne kemi folur edhe para Grupit të Kontaktit”, tha Ivanoviç, duke shtuar se këto institucione punojnë me një rregullore në parlament, që nuk është firmosur nga shefi i UNMIK-ut, kurse qeveria ka hartuar programin dhe caktuar ndarjen e ministrive pa u konsultuar fare me serbët. Në këto rrethana, ai tha se nuk ka ende ndonjë vendim për t’u përfshirë në institucione.
Grupi i Kontaktit zhvillon takime të rregullta me përfaqësuesit kosovarë që nga trazirat e marsit. Ndërsa takimet e sotme u zhvilluan me dy muaj vonesë për shkak të zgjedhjeve dhe konstituimit të institucioneve të Kosovës.