Ndërlidhjet

LONDËR


Profesori Abraham Brouwer, nga një Universitet në Amsterdam të Holandës, që e analizoi gjakun e kandidatit opozitar për president të Ukrainës, Viktor Yushchenko, tha sot se testet kanë konfirmuar se ai ishte hemluar me një lloj dioksini. Ai i tha agjencisë AP se gjaku i zotit Yushchenko kishte 100 mijë njësi të dioksinit, që është koncentrimi i dytë më i lartë i regjistruar deri tash. Profesori Brouwer tha se "meqë kemi të bëjmë me një element të vetëm kimik e jo me përzierje, nuk ka mundësi që ai të krijohet në mënyrë natyrore, sepse është shumë i pastër". Konstatimet e para për helmimin e zotit Jushçenko me dioksin i bën para disa ditësh mjekët në një spital të Vjenës në Austri.
XS
SM
MD
LG