Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

BEOGRAD


Gjatë qëndrimit të saj të sotëm në Beogard, ndihmësja e sekretarit amerikan të shtetit, Kathleen Stephens deklaroi se në bisedën që kishte me kryeministrin Vojisllav Koshtunica kishte kërkuar bashkëpunim me tribunalin e Hagës. Me këtë rast ajo ka theksuar se Shtetet e Bashkuara presin që Serbia të realizoj bashkëpunim të plotë me Hagën, që nënkupton arrestimin dhe dorëzimin e të akuzuarve. E pyetur nga gazetarët për qëndrimin e Shteteve të Bashkuara lidhur me zgjedhjen e Ramush Haradinaj për kryeministër të Kosovës, Kathleen Stephens ka thënë se Amerika e mbështetë kryeadministratorin e Kosovës Soren Jessen-Petersen dhe qëndrimin e tij lidhur me zgjedhjet dhe formimin e qeverisë në Kosovë.
XS
SM
MD
LG