Ndërlidhjet

SHKUP


Përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare në Shkup kanë përshëndetur krijimin e kabinetit qeveritar në Maqedoni.
Përmes një deklarate të përbashkët ambasadorët e SHBA-ve, BE-së, OSBE-së dhe komandantit të NATO-s në Shkup kanë kërkuar reformimin e plotë të pushtetit gjyqësor si parakusht për zhvillimin ekonomik të vendit. Investimet e huaja nuk mund të vijnë pa një plotësim të ligjeve.
Ekspertët vlerësojnë se rreth 2 milionë lëndë gjyqësore ende nuk kanë marrë epilogun përfundimtar ndërsa kjo sipas tyre con edhe në shkeljen e të drejtave të njeriut. Ministrja e re e drejtësisë, Meri Mlladenovska, premton zbatimin e shpejt të reformave në organet gjyqësore.
XS
SM
MD
LG