Ndërlidhjet

MAKAO


Presidenti i Kinës, Hu Jintaoi arriti sot në Makao për të marrë pjesë në festimet me rastin e shënimit të pesëvjetorit të kthimit nën sovranitetin kinez. Me këtë rast ai përgëzoi suksesin e politikës së Kinës "një vend dy sisteme". Më 20 dhjetor të vitit 1999, pasi për 442 vjet kishte qenë koloni e Portugalisë, Makao u kthye nën sovranitetin kinez. Agjencitë e lajmeve informojnë se Makao ishte kolonia e parë dhe e fundit e Evropës në Kinë.
XS
SM
MD
LG