Ndërlidhjet

ASHKABAT


Në Turkmenistan sot po zhvillohen zgjedhjet parlamentare. Është raportuar se afro 3 milionë persona kanë të drejtë vote. Agjencitë e lajmeve informojnë se parashihet dalje e ulët në votime për shkak se Parlamenti në këtë vend nuk ka autoritet real. Autoriteti i plotë i takon presidentit Saparmurat Niyazov, i cili në vitin 1999 e shpalli vetveten president i përjetshëm. Zyrtarisht në këtë vend është e regjistruar vetëm një parti – ajo demokratike e zotit Niyazov. Disa parti dhe lëvizje opozitare të Turkmenistanit, në të shumtën e rasteve, veprojnë jashtë vendit. Qeveria e Turkmenistanit nuk ka ftuar vëzhgues të jashtëm për këto zgjedhje.
XS
SM
MD
LG