Ndërlidhjet

BANJA LLUKË


Presidenti i serbëve të Bosnjes Dragan Çaviq e ka paralajmëruar bashkësinë ndërkombëtare se çdo përpjekje për ta shfuqizuar entitetin serb të Bosnjes, do t'i shtynte serbët drejt referendumit për pavarësi dhe shkëputje nga Bosnja.
Çaviq tha se sistemi i dy entiteteve në Bosnje, i themeluar me marrëveshjen e Dejtonit, e përforcon integritetin e Bosnjes.
Komentet vijuan pasi përfaqësuesi i lartë në Bosnje Paddy Ashdown e paralajmëroi mundësinë e heqjes së Republikës së serbëve të Bosnjes, nëse ajo vazhdon të mosbashkëpunojë me Tribunalin e Hagës.
XS
SM
MD
LG