Ndërlidhjet

QYTETI MEKSIKO


Organizata Botërore e Futbollit FIFA ka vendosur se një futbolliste nuk mund të luajë për ekipin profesional të meshkujve.
Në një deklaratë me shkrim, komiteti ekzekutiv i FIFA-s tha se "duhet të ketë ndarje të qartë midis futbollit për meshkuj dhe për femra".
Vendimi vijoi pasi klubi meksikan Atletico Celaya nënshkroi marrëveshje me 27-vjeçaren Maribel Dominguez, e cila për kombëtaren e Meksikës ka shënuar 45 gola në 46 ndeshje.
XS
SM
MD
LG