Ndërlidhjet

BANJA LLUKA


Presidenti serb i Bosnjës, Dragan Caviq, i ka tërhequr vëmendjen bashkësisë ndërkombëtare se cdo përpjekje për të shpërbërë Republikën serbe të Bosnjës, do t'i detyrojë serbët të organizojnë referendum për shkëputjen nga Bosnja.
Caviq në një kumtesë lidhur me zhvillimet më të fundit në vend, shkruan se cdo përpjekje për të ndryshuar rrënjësisht gjendjen aktuale që është rezultat i Marrëveshjes së Dejtonit, do vërë në pikëpyetje ekzistencën e Bosnjës.
Reagimi i Caviqit erdhi pas një interviste të përfaqësuesit ndërkombëtar në Bosnjë Hercvegovinë, Paddy Ashdoën, i cili i pyetur nëse rrezikon shpërbërjen Republika Serbe e Bosnjës në rast mosbashkëpunimi me Gjykatën e Hagës, ishte përgjigjur se asgjë nuk duhet përjashtuar dhe gjithcka është e mundshme.
XS
SM
MD
LG