Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan, George Bush sot e pranoi se trupat e Irakut, të përgatitura nga Shtetet e Bashkuara, nuk janë të gatshme që ta marrin përgjegjësinë për sigurinë e vendit të tyre. Në konferencën e sotme për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, zoti Bush u shpreh se zgjedhjet e 30 janarit në Irak paraqesin vetëm fillimin e procesit të gjaë drejt demokracisë. Ai tha se beson se përkundër dhunës aktuale në Irak, zgjedhjet do të mbahen ashtu siç është e paraparë. Në këtë konferencë një gazetar e pyeti presidentin George Bush lidhur me raportet se trupat irakiane po largohen nga fushëbetejat gjatë përleshjeve me kryengritësit. Lidhur me këtë çështje zoti Bush u përgjigj:

-Ka pasur disa raste se kur është ashpërsuar situata ata janë larguar nga fushëbeteja. Kjo është e papranueshme. Iaku kur nuk do të jetë i sigurt nëse trupat e tij largohen nga fushëbeteja.
XS
SM
MD
LG