Ndërlidhjet

BEOGRAD


Ministri i jashtëm i Serbisë e Malit të Zi Vuk Drashkoviq, i ka deklaruar parlamentit se dështimi për të dorëzuar të dyshuarit për krime lufte në Tribunalin e Hagës rrezikon integrimin e Beogradit në strukturat euro-atlantike.
"Dyert e integrimeve euro-atlantike janë të mbyllura për ne, vetëm për shkak të mënyrës në të cilën ne u jemi përgjigjur kërkesave të Tribunalit", ka thënë Drashkoviq.
Duke polemizuar me ministrin e jashtëm, lideri i radikalëve të Serbisë Tomislav Nikoliq, ka thënë se Drashkoviqi është një ambasador i NATO-së në vend dhe Serbia madje edhe në kohën e okupimit nga Gjermania naciste gjatë Luftës së Dytë Botërore, ka pasur ministra më patriotë.
XS
SM
MD
LG