Ndërlidhjet

PRISHTINË


Shefi i UNMIK-ut Soren Jessen-Petersen, në këto çaste ka filluar një takim me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, ku temë diskutimi pritet të jetë përcaktimi i hollësive mbi bartjen e përgjegjësive nga administrata ndërkombëtare tek institucionet vendore, veçanërisht në planin ekonomik.
Ndërkohë në Mitrovicë ka filluar një takim mes përfaqësuesve të Listës Serbe për Kosovën dhe Metohinë, për të shqyrtuar mundësitë e pjesëmarrjes së tyre në institucionet e Kosovës, prej nga kanë dalë në mars të sivjemë.
Ky subjekt politik ka 8 mandate të rezervuara në Kuvendin e Kosovës, dhe është një nga 2 forcat politike, që morën pjesë në zgjedhjet e 23 tetorit.
XS
SM
MD
LG