Ndërlidhjet

FALLUXHA


Kryefamiljarët e 2'000 shtëpive të Falluxhës, të larguar nga qyteti si pasojë e luftimeve mes forcave të koalicionit dhe militantëve, pritet të shohin fillimisht se si është gjendja e vendbanimeve të tyre, përpara se të vendosin për kthimin. Familjeve do t'u jepet një ndihmë prej 100 dollarësh dhe do mund të kërkojnë kompensim deri në 10 mijë dollarë për shtëpitë e shkatërruara.
Lidhur me zhvillimet në Irak shefi i Pentagonit, Donald Rumsfeld, ka theksuar:
"Mendoj se është gabim të besohet se pas zgjedhjeve të janarit do kemi një Irak paqësor. Mendoj se synimet tona duhet të jenë realiste."
Megjithatë kryeministri irakian ka theksuar për mediat amerikane e zgjedhjet e 30 janarit "do jenë të hapura dhe do t'i ofrojnë popullit irakian mundësinë për të vendosur për të ardhmen e tyre".
XS
SM
MD
LG