Ndërlidhjet

PRISHTINË


Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova u ka dërguar mesazhe urimi me rastin e festës së Krishtlindjeve të gjithë qytetarëve të Kosovës, Papa Gjon Palit të Dytë, kreut të Ipeshkvisë së Kosovës, si dhe punonjësve ndërkombëtarë në Kosovë.
"Dhashtë Zoti që Krishlindjet e ardhshme t'i festojmë me njohjen e pavarësisë së vendit tonë", thuhet në urimin e z. Rugova.
Edhe kryeministri Ramush Haradinaj i ka uruar festën të gjithë qytetarëve të krishterë.
Kryetari i Bashkësisë Islame në Kosovë Naim Tërnava, duke uruar ipeshkvin Mark Sopi, ka thënë se "populli i Kosovës, tradicionalisht ka ushqyer tolerancën fetare dhe ka ditur që të cmojë vlerat humane dhe civilizuese".
XS
SM
MD
LG