Ndërlidhjet

VJENË


Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka hedhur poshtë konstatimet se ai është pengesë e dialogut ndërmjet Prishtinës e Beogradit. Në një intervistë për gazetën vjeneze, "Presse" zoti Haradinaj ka thënë se "tash e nëntë muaj, pra prej trazirave të marsit, serbët kundërshtojnë të bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës". Ai mëtutje ka thënë se "është i gatshëm që me Beogradin të bëjë kontakte politike". Duke u përgjigjur në pyetjen lidhur me Tribunalin e Hagës, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se akuzat kundër tij "janë të menduara nga regjimi i Millosheviqit dhe i struktuarave të vjetra të atij regjimi që ende ekzistojnë në Serbi". Në këtë kuadër, mëtutje në intervistën për gazetën vjeneze "Presse", zoti Haradinaj ka thënë se "e ka plotësuar obligimin e tij qytetar dhe ka biseduar me hetuesit, ndërsa lidhur me gjërat e tjera nuk dëshiron të spekuloj".
XS
SM
MD
LG