Ndërlidhjet

VJENË


Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka hedhur poshtë konstatimet se ai është pengesë e dialogut mes Prishtinës e Beogradit duke thënë se me serbët e Kosovës qeveria po zhvillon dialog intensiv.
Në një intervistë për gazetën vjeneze, "Presse" kryeministri Haradinaj ka thënë se "që nga trazirat e marsit, serbët kundërshtojnë të bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës".
Ai ka thënë se "është i gatshëm që me Beogradin të vendos kontakte politike".
Haradinaj, duke u përgjigjur në pyetjen rreth akuzave të mundshme nga Tribunali i Hagës, ka thënë se akuzat kundër tij "janë të menduara nga regjimi i Millosheviqit dhe i strukturave ekzistuese të atij regjimi në Serbi".
XS
SM
MD
LG