Ndërlidhjet

KIJEV


Lideri opozitar Viktor Yushchenko dhe kryeministri Viktor Yanukovich po u bëjnë thirrjet e fundit votuesve, para përsëritjes së raundi zgjedhor presidencial të së dielës.
"Kundërshtarët e mi nuk dëshirojnë që të diskutojnë, atë se unë fitova në mënyrë ligjore dhe me fakte konkrete. Ata flasin për çdo gjë në kuptimin politik. Mendoj se unë isha dhe jam ende favorit," ka thënë Yanukovich.
Ndërkohë, presidenti rus Vlladimir Putin ka thënë se vendi i tij nuk ka ndërhyrë në këto zgjedhje, por këtë gjë e kanë bërë disa vende tjera, por pa cekur se cilat janë ato vende.
XS
SM
MD
LG