Ndërlidhjet

UASHINGTON\TIKRIT


Presidenti amerikan George Bush u ka telefonuar disa ushtarëve në Irak, për t'u uruar Krishtlindjet dhe për t'i falenderuar për shërbimin e tyre.
Trupave amerikane u ka uruar festën edhe sekretari amerikan i mbrojtjes Donald Rumsfeld, gjatë një vizite të papritur në Irak.
Rumsfeld u tha ushtarëve në Tikrit se misioni i tyre është historik.
"Nëse jeni të sukseshëm këtu, nëse ne jemi të sukseshëm këtu si edhe koalicioni, mendoj se u kemi shkaktuar humbje ekstremistëve. Nëse ekstremistët kthehen dhe e marrin sërish këtë vend, dhe e kthejnë në errësirë, ne kemi humbur dicka, e kemi humbur një mundësi që ka qenë historike", ka thënë Rusmfeld, i cili ka vizituar edhe trupat në Mosul dhe Falluja.
XS
SM
MD
LG