Ndërlidhjet

XHAKARTË


Qindra njerëz e kanë humbur jetën dhe shumë janë plagosur apo konsiderohen të zhdukur pasi një tërmet i fuqishëm mëngjesin e sotëm shkaktoi valë të mëdha në Azinë Juglindore.
Sipas Qendrës Gjeologjike në Shtetet e Bashkuara, tërmeti kishte fuqinë prej 8.9 ballësh të Rihterit, dhe është i pesti për nga fuqia prej vitit 1900, ndërsa më i fuqishmi prej vitit 1964.
Brigjet e Sri Lankës janë ndër zonat më të goditura. Qendra Kombëtare për Katastrofa tha se bilanci i të vdekurve mund të ketë arritur në 500, dhe mund ta tejkalojë 1.000-in, pasi valët gjigante shkretuan fshatra të tëra.
Zyrtarët në Indonezi thanë se rreth 100 njerëz mund të jenë vrarë në provincën veriperëndimore Aceh në ujdhesën Sumatra, afër epiqendrës së tërmetit në Oqeanin Indian.
Policia në Indi tha se mbi 60 njerëz vdiqën kur valët masive goditën brigjet juglindore të vendit. Druhet se në ujdhesat Andaman të Indisë mund të ketë mbi 150 të vdekur.
Ndërkaq në Tajlandë, të paktën 20 njerëz, shumica turistë e humbën jetën kur valët me lartësi 5 metra e goditën ujdhesën Phuket.
XS
SM
MD
LG