Ndërlidhjet

BEOGRAD


Zëvendëskryeministri i Serbisë Miroljub Labus, ka thënë se 4 zyrtarët e lartë të policisë dhe gjeneralët e armatës të kërkuara nga Tribunali Ndërkombëtar i Hagës, mund të ekstradohen deri në fund të janarit.
Labus ka thënë se partia e tij G 17, që është pjesë e koalicionit qeveritar, do të insistojë që autoritetet të dërgojnë të akuzuarit për krime lufte në Hagë. Labus tha se kjo është thelbësore për shansat që Serbia t'i bashkohet Unionit Evropian.
XS
SM
MD
LG