Ndërlidhjet

GJENEVË


Organizatat ndërkombëtare dhe qeveritë janë përfshirë në bashkërendimin e ndihmave për vendet e prekura nga tërmeti dhe valët e shkaktuara prej tij në rajonin e Azisë jugore.
Deri tani numri i viktimave ka shkuar në afro 24 mijë vetë, ku numri më i madh i të vdekurve është shënuar në Sri Lanka. Në Indonezi llogariten 5 mijë viktima, por druhet se numri i tyre mund të dyfishohet. Në mesin e viktimave ka dhe shumë turistë të huaj, kryesisht nga vendet skandinave.
Zyrtarët në Indi, Indonezi, Tajlandë, Malajzi dhe ishujt Maldive po përballen jo vetëm me humbje në njerëz, por dhe dëme të jashtëzakonshme materiale, që pritet të jenë në miliarda dollarë. Ndërkaq të mbijetuarit përballen me rrezikun e epidemive.
"Padyshim, në katastrofa të tilla ekziston gjithmonë rreziku i epidemive. Ne po përpiqemi të mbulojmë gjendjen shëndetësore vecanërisht në Indi, Sri Lanka dhe në Ace në Indonezi. Ndihma mjekësore do jetë jashtëzakonisht e rëndësishme", ka deklaruar Peter Rees nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar.
XS
SM
MD
LG