Ndërlidhjet

JERUSALEM


Policia izraelite ka ndaluar kandidatin presidencial palestinez, Mustafa Barguti, derisa ai po zhvillonte fushatën e tij në Jerusalemin e vjetër. Barguti, aktivist i të drejtave të njeriut, renditet i dyti në anketat e opinionit lidhur me zgjedhjet presidenciale të janarit.
Në të tjera zhvillime, 159 të burgosur palestinezë janë liruar nga autoritetet izraelite, në shenjë të vullnetit të mirë ndaj udhëheqjes së re palestineze.
Drejtuesi palestinez, Mahmud Abas, ka mirëpritur këtë hap, por ka kërkuar lirimin e të gjithë të burgosurve palestinezë, përfshi dhe ata që vuajnë dënime afatgjata. Mbi 7 mijë të burgosur palestinezë gjenden në burgjet izraelite.
XS
SM
MD
LG