Ndërlidhjet

BEOGRAD


Kryeministri i Serbisë, Vojisllav Koshtunica dhe kryeadministratori i Kosovës, Soren Jessen-Petersen do të takohen më 17 Janar në Beograd, raportojnë burime serbe. Sipas këtyre burimeve, temë qendrore e bisedimeve do të jetë decentralizimi në Kosovë. Ky takim është inicuar nga kryeadministratori Soren Jessen – Petersen, i cili nëpërmjet të një letre, i ka bërë thirrje zotit Koshtunica që të bisedojnë për decentralizim, për të zhdukurit dhe për çështje të sigurisë.
XS
SM
MD
LG