Ndërlidhjet

KIEV


Kryeministri Viktor Yanukovych është shprehur mbrëmë vonë se do të ankohet në Gjyqin Suprem të Ukrainës lidhur me rezultatet e zgjedhjeve presidenciale, sipas të cilave lideri opozitar, Viktor Yushchenko ka fituar me 52% ndaj 44% të votave, sa ka marrë zoti Janukovych. Mëtutje Viktor Yanukovych ka refuzuar ta pranoj disfatën duke deklaruar:

-Unë kurrë nuk do ta pranoj këtë disfatë për arsye se ka pasur shkelje të kushtetutës dhe të drejtave të njeriut në vend.

Vëzhgues të OSBE-së kanë vlerësuar pozitivisht zgjedhjet e ë dielës në Ukrainë, ndërsa sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell ka thënë se duket se votimet ishin të lira dhe korrekte.
XS
SM
MD
LG