Ndërlidhjet

KIEV


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Ukrainë tha se rezultatet zyrtare preliminare tregojnë se Viktor Yushchenko ka fituar në rivotimin e zgjedhjeve presidenciale. Yushchenko fitoi 51.99%, ndërsa Yanukovich 44.19 % të votave.
Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës Terry Davis, u bëri thirrje të gjitha palëve ta pranojnë rezultatin dhe të përmbahen nga retorikat që mund t'i nxitin tensionet në vend.
Fitorja e ish drejtuesit të Bankës Kombëtare Viktor Yushchenko, u mirëprit nga shumë shtete evropiane.
Yanukovich refuzoi ta pranojë humbjen dhe tha se do të ankohet në rrugë legale.
Në Moskë, ministria e jashtme shprehu dyshime mbi "objektivitetin" e vëzhguesve të perëndimit që i ndoqën zgjedhjet.
XS
SM
MD
LG