Ndërlidhjet

BANDA ACEH/INDONEZI


Me rreth 80 mijë të vdekur të raportuar deri më tash, qeveritë dhe agjencitë humanitare përpiqen t'u dërgojnë ndihma miliona të mbijetuarve nga katastrofa e cunamit në Azi.
Zyrtarët paralajmëruan se të mbijetuarit përballen me rrezikun e mungesës së ushqimit, barërave dhe ujit të pijshëm, sidomos në Indonezi, ku vdiqën mbi 45 mijë njerëz, por edhe në Sri Lankë, Indi dhe Tajlandë.
Kryeministri i Tajlandës Thaksin Shinawatra tha se numri i të vrarëve në këtë vend është rreth 6.800, shumica turistë evropianë.
Presidenti George Bush e shpalli formimin e "grupit bërthamë" të përbërë nga Shtetet e Bashkuara, Japonia, India dhe Australia, i cili do t'i drejtojë operacionet humanitare.
Kombet e Bashkuara thanë se vendet e botës, deri tani janë zotuar për 220 milionë dollarë ndihma.
XS
SM
MD
LG