Ndërlidhjet

XHAKARTË


Më shumë se 114 mijë janë të vdekur nga tragjedia e cunamit që pëfshiu bregdetin aziatik dhe atë të Afrikës lindore.
Numri i të vdekurve u rrit sot, pasi që Indonezia njoftoi për 80 mijë të vdekur në provincën e Acehut.
Ndihmat ndërkombëtare janë në rrugë, por Kombet e Bashkuara thonë se ndihma nuk është duke arritur edhe më te të mbijetuarit, pasi po pengohet nga faktorë të ndryshëm.
Disa nga zonat e prekura janë shumë larg, ndërkaq te të tjerat është i pamundur trasnportimi.
Kombet e Bashkuara thonë se situata e miliona të mbijetuarve po përkqësohet pasi ata po përballen me urinë, etjen dhe sëmundjet.
Sekretari i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan tha se deri tash janë premtuar 500 milionë dollarë ndihmë për viktimat e cunamit. Ai tha se "katastrofa e paparë globale kërkon një "përgjigje të paparë globale". Annan tha se rreth 250 milionë dollarë janë dhënë nga Banka Botërore, ndërkaq të tjerat nga vendet individuale.
XS
SM
MD
LG