Ndërlidhjet

MEDAN-INDONEZI


Agjencitë humanitare të Kombeve të Bashkuara në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Ndërkombëtar po dërgojnë ndihma në ushqime, strehim dhe ndihmë mjekësore të mbijetuarve nga tërmeti dhe dallgët e krijuara prej tij.
Bashkërendimi është sfida më e madhe me të cilën po përballen organizatat humanitare, derisa janë grumbulluar 500 milionë dollarë ndihma.
Llogariten 2 deri në 3 milionë njerëz që kanë nevojë për ndihmë në zonën e Oqeanit Indian. Ndërkaq numri i viktimave nga kjo katastrofë natyrore i ka kaluar të 120 mijë viktimat.
Në të tjera zhvillime presidenti amerikan, George Bush, ka vendosur të dërgojë Sekretarin e Shtetit Colin Powell dhe guvernatorin e Floridas njëherësh vëlla i presidentit, Jeb Bush, në rajonet e prekuara nga katastrofa. Uashingtoni mbështet nismën evropaine për një konferencë donatorësh në fillim të janarit, për t'iu ardhur më mirë në ndihmë të mbijetuarve.
XS
SM
MD
LG