Ndërlidhjet

Çmimi i naftës, arrin nivele rekord


Çmimi i naftës në tregun ndërkombëtar arriti nivele rekord. Një fuçi është shitur me 101.30 dollarë.

Çmimet janë rritur pas spekulimeve se OPEC-u, organizata e vendeve eksportuese të naftës, do të ulë sasinë e naftës së hedhur në treg pas takimit të 5 marsit.

Vendet anëtare të OPEC-ut furnizojnë 40% të tregut botëror me naftë.
XS
SM
MD
LG