Ndërlidhjet

SEUL


Ambasadori veri-korean në Kinë, ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për krizën lidhur me programin bërthamor të vendit të tij, por deklaroi se Feniani është i gatshëm që të bisedojë me Uashingtonin.
“Është e qartë si dita se kriza bërthamore në Gadishullin korean shpërtheu për shkak të qëndrimit armiqësorë të Shteteve të Bashkuara ndaj Koresë Veriore dhe kjo çështje duhet të zgjidhet midis dy vendeve”, ka deklaruar ambasadori Shoe Jin-Su.
Ai ka thënë se dialogu është e vetmja rrugë për zgjidhjen paqësore të këtij problemi.
XS
SM
MD
LG