Ndërlidhjet

LONDËR


Sekretari i Jashtëm britanik, Jack Straw ka deklaruar se rreziku më i madhë për paqën në botë vjenë nga proliferimi i armëve bërthamore, kimike dhe biologjike.
Duke folur para ambasadorëve britanikë anembanë botës, Straw tha se nevojitet “përforcim efektiv” i ligjeve ndërkombëtare për mos-liferimin, veçanërisht në rastin e Irakut dhe Koresë Veriore.
“Që nga viti 1991, Iraku ka qenë testimi i vendosmërisë botërore për të mbajtur shtetet pranë zotimeve të tyre për mos-liferim. Rezoluta 1441 e Këshillit të Sigurimit i dërgon Saddam Hussein sinjalet më të rrepta të mundëshme se Kombet e Bashkuara do të përmbushin këte testim. Çarmatosja e Irakut, sido që të arrihet me mjete paqësore apo me forcë, është esenciale si për kapacitetin botëror për t,u marrë me ate kërcënim që paraqesin armët për shkatërrim në masë dhe për vetë autoritetin e Kombeve të Bashkuara”, ka deklaruar sekretari i Jashtëm britanik.
XS
SM
MD
LG