Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Kryeinspektorët e Kombeve të Bashkuara për armatimin, Hans Blix dhe EBaradei thanë në Këshillin e Sigurimit se do të kërkojnë nga Iraku listën e plotë të shkencëtarëve të tij që kanë punuar në programet e armatimit për zhdukje në masë, sepse lista e paraqitur nuk ka qenë adekuate.
Ata thanë njëherit se do të kërkojnë edhe më shumë informata për programet e tilla sikurse gazi nervor, bombat kimike dhe motorët raketorë.
Para se të informojë Këshillin për inspektimet e deritashme, Blix tha se për gjashtë javë të inspektimit në Irak nuk janë gjetur prova të mëdha për armë të zhdukjes së masë.
“Ndodhemi atje gadi dy muaj dhe po bëjmë inspektime të gjëra, por nuk kemi gjetur shenja se po të gjenim diçka dramatike, do t,ia raportonim menjëherë Këshillit të Sigurimit”, ka thënë kryeinspektori.
Informata e plotë për inspektimet lidhur me programe të armëve për zhdukje në masë në Irak do t,i paraqitete Këshillit të Sigurimit në 27 janar.
XS
SM
MD
LG