Ndërlidhjet

MOSKË


Drejtuesi i Agjencisë së Kombeve të Bashkura për mbikëqyrjet bërthamore, Mohamed ElBaradei ka deklaruar në Moskë se Agjencia do të kërkojë nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së që të zgjasë për disa muaj mandatin e inpektimeve të armëve në Irak
“me qëllim të kompletimit të punës së tyre”.
“Iraku duhet të kuptojë se po të vazhdojmë të raportojmë se akoma ka çështje të hapura dhe nuk mundemi të përjashtojmë mundësinë se ata kanë akoma disa armë për shkatërrim në masë, kjo nuk do t,e kënaqte Këshillin e Sigurimit”, ka thënë ElBaradie gjatë vizitës në Moskë.
Kryeinspektorët e Kombeve të Bashkuara, siç është paraparë, duhet t,i raportojnë Këshillit të Sigurimit në 27 janar për inspektimet në Irak.
XS
SM
MD
LG