Ndërlidhjet

UASHINGTON


“Qëndrimi ynë ka qenë dhe vazhdon të mbetet se tani nuk është koha për të filluar bisedimet lidhur me çështjen e statusit final” të Kosovës, ka deklaruar zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Richard Boucher.
“Ne duhet të nënvizojmë përpjekjet që ka bërë populli i Kosovës për krijimin e një demokracie shumëetnike”, tha Baucer duke shtuar se “ende mbetet shumë për të bërë vecanërisht në kthimin e refugjatëve dhe të zhvendosurve, në sigurinë dhe lirinë e lëvizjes për pakicat, luftën kundër krimit të organizuar si dhe në ndërtimin e një vetqeverisjeje efikase”.
Ai më tej tha se “për statusin final të Kosovës duhet të veprohet sipas rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit ka ritheksuar mbështetjen për standartet që duhen plotësuar e të cilat janë bërë publike nga kryeadministratori Shtajner.
Këto komente u bënë pas deklaratave të kryeministrit të Serbisë, Zoran Gjingjiq se “tash është koha për të hapur bisedimet për statusin final të Kosovës”.
XS
SM
MD
LG