Ndërlidhjet

TOKIO


Ndihmës sekretari amerikan i shtetit, James Kelly bisedoi në Tokio me zyrtarët japonezë lidhur me pashitjen e krizës të shkaktuar nga programet bërthamore të Koresë Veriore.
“Me kolegët japonezë shkoqitëm hollësitë, ashtu siç bëmë më parë edhe me miqët jug-koreanë për të sqaruar se si ne dëshirojmë të zgjidhim këte çështje veri-koreane dhe kthimin e saj në obligimet e veta ndërkombëtare”, deklaroi zyrtari amerikan.
Lidhur me këte çështje, diplomati amerikan kishte bisedime në Pekin edhe me zyrtarët e Kinës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG