Presidenti i deritashëm i Serbisë, Millan Millutinoviq nesër pritet të dorëzohet në Tribunalin e Hagës që e ka akuzuar për krime lufte kundër civilëve shqiptarë në Kosovë, gjatë luftës së vitit 1999, thonë burime nga Haga dhe media të Beogradit.
Procesi gjyqësorë kundër Millan Millutinoviqit, Nikolla Shainoviqit dhe gjeneralit Dragoljub Ojdaniq, gjithashtu të akuzuar për krime lufte në Kosovë do të ndërlidhet, kurse i akuzuari tjetër, Vllajko Stoillkoviq, bëri vetëvrasje vitin e kaluar.
Nesër pritete të vazhdojë edhe gjykimi i ish presidentit jugosllav, Sllobodan Millosheviq për krime lufte në Kroaci dhe gjenocid në Bosnjë,kurse pjesa e gjykimit për krime kundër njerëzimit në Kosovë, përfundoi më herët.