Ndërlidhjet

PRISHTINË


Shefi i UNMIK-ut, Michael Steinert është takuar me tre liderë politikë shqiptarë, presidentin e Kosovës dhe kryetar i LDK-së, Ibrahim Rugova, kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçi dhe të AAK-së, Ramush Haradinaj që të bisedojë me ta për bartjen e më shumë kompetencave nga ndërkombëtarët në institucionet e Kosovës.
Ibrahim Rugova tha pas takimit se me Michael Steiner kishte biseduar për “përparimet e arritura në Kosovë dhe bartjen e kompetencave nga ato ndërkombëtare tek institucionet e Kosovës”.
“Shpresojmë se gradualisht do të marrim kompetencat nga UNMIK-u dhe për këte kamë marrë premtime nag zoti Steiner”, tha Rugova.
Shteiner u ka përcjellë liderëve të Kosovës planet e UNMIK-ut për vitin 2003.
XS
SM
MD
LG