Ndërlidhjet

STAMBOLL


Diplomatë nga gjashtë vende: Turqisë, Sirisë, Jordanit, Arabisë Saudite, Iranit dhe Egjiptit u tubuan në Stamboll që të përpiqen të gjejnë rrugët për të shmangur luftën e mundshme kundër Irakut.
Ministrat e Jashtëm të këtyre vendeve pritet të miratojnë një rezolutë e cila do të bëjë thirrje për zgjidhje paqësore të krizës irakiane dhe të kërkojë nga Iraku t’u nënshtrohet kërkesave të Kombeve të Bashkuara që të zbuloj plotësisht çfarëdo armësh kimike, biologjike apo bërthamore.
XS
SM
MD
LG