Ndërlidhjet

BERLIN/UASHINGTON


Politikanë francezë dhe gjermanë kritikuan sot sekretarin amerikan të Mbrotjes, Donald Rumsfeld i cili i dezavuoi vendet e tyre si pjesë të një “Evrope të vjetër”.
Rumsfeld u ka thënë gazetarëve në Uashington se Franca dhe Gjermania - të cilat kundërshtojnë intervenimin ushtarak në Irak - kanë qenë “problem” dhe nuk janë përfaqësues të Evropës “moderne”. Rumsfeld tha se “qendra e gravitetit po zhvendoset nga Lindja”.
“Ju mendoni për Evropën vetëm si Gjermani dhe Francë. Unë nuk mendoj. Unë mendoj se ajo është Evropa e vjetër. Nëse e vështroni mbar Evropën e sotme në NATO, qendra e gravitetit po zhvendoset nga Lindja. Dhe ka shumë anëtarë të rinjë. Vetëm nëse e merrni listën e të gjithë anëtarëve të NATO-s dhe gjithë atyre që u ftuan së fundit për anëtarësim, do të shihni se janë nja 26. Gjermania ka qenë problem, dhe Franca ka qenë problem”, ka thënë Rumsfeld.
XS
SM
MD
LG