Ndërlidhjet

SARAJEVË


Qeveria e Shteteve të Bashkuara beson se i kërkuari i Tribunalit të Hagës për krime lufte, Radovan Karaxhiq ndodhet në Republikën e serbëve të Bosnjës, ka thënë i deleguari amerikan për çështje të krimeve të luftës, ambasadori Pierre-Richard Prosper gjatë takimit me zyrtarët e entitetit serb.
Prosper ka thënë se Shtetet e Bashkuara tashmë i kanë paguar një shpërblim prej 250 mijë dollarësh “dikujt në rajon” për informatë lidhur me arrestimin e tij.
Kryeministri i serbëve të Bosnjës, Dragan Mikereviq i ka bërë thirrje Radovan Karaxhiqit dhe të akuzuarve tjerë për krime lufte që fshihen në entitetin serb, që të dorëzohen.
XS
SM
MD
LG