Ndërlidhjet

BAGDAT


Dy shkencëtarë irakenë nuk kanë pranuar të intervistohen privatisht nga inspektorët e kontrollit të armëve të Kombeve të Bashkuara. Kjo është bërë e ditur nga zyrtarë irakenë.
Uashingtoni ka akuzuar Bagdatin se kërcënon me vdekje shkencëtarët dhe familjet e tyre nëse bashkëpunojnë me inspektorët.
Ndërkaq gjatë ditës ka pasur dy incidente të ndara kundër inspektorëve. Në një prej tyre një person i armatosur me thikë është përpjekur të hyjë në mjediset e punës së inspektorëve, por më pas është arrestuar nga forcat irakene.
XS
SM
MD
LG