Ndërlidhjet

DAVOS


Sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell në fjalimin e mbajtur në Formunin Botëror Ekonomik në Davos të Zvicrës ka thënë se “Shtetet e Bashkuara kanë fituar besimin e burrave, grave dhe fëëmijve anembanë Botës” dhe ka përmendur me këte rast Bosnjën, Kosovën, Maqedoninë dhe Afganistanin.
“Ne nuk kërkojmë asgjë për vetëveten veçse të ndihmojmë për të sjellë siguri për njerëzit të cilët kanë vuajtur aqë shumë”, tha sekertari amerikan i shtetit.
Colin Powell ka thënë se marrdhënjet e mundimshme aktuale Amerikano-evropiane nuk janë asgjë e re apo serioze sepse Shtetet e Bashkuara dhe Evropa ndajnë shumë të arritura të përbashkëta.
Po në ate fjalim Powell ka lavdëruar edhe rolin që po marrin Rusia dhe Kina në çështjet ndërkombëtare, veçanërisht në “përpjekjet për zgjidhjen e sprovave që paraqesin Iraku dhe Korea Veriore”.
XS
SM
MD
LG