JANE'S DEFENCE WEEKLY
Kur e mori detyrën e komandantit të forcave të NATO-s në Kosovë, gjenerali italian Fabio Mini iu bashkangjit operacionit në një fazë delikate të tranzicionit.
Kosova po këndellet nga dhuna etnike e viteve 1998-99. Me 10 mijë shqiptarë të vrarë dhe 1.5 milionë njerëz, 90 % e popullatës që i braktisën shtëpitë, armiqësitë e hidhura ende kanë mbetur, andaj duhet kaluar edhe shumë rrugë që Kosova të ngritet në këmbët e veta.
Duke e vlerësuar situatën, gjenerali Mini thotë se ajo është stabile por e brishtë, duke paralajmëruar se dhuna, e sidomos ajo ndëretnike, mund të ndikojë në stabilitetin.
“E ndjekim nga afër punën e institucioneve dhe progresin ekonomik dhe shoqëror, sepse kjo ndikon shumë në sigurinë. Situata e përgjishme është përmirësuar shumë falë KFOR-it dhe UNMIK-ut, por nuk e shoh mundësinë që UNMIK-u apo KFOR-i të largohen në një të ardhme të afërt” ka thënë ai.
Nga një forcë fillestare prej 50 mijë trupash, KFOR-i tani numëron 30 mijë, krahas rreth 4.500 policëve të UNMIK-ut dhe mbi 5 mijë personave të Shërbimit Policor të Kosovës. Gjenerali Mini beson që tani më shumë detyra duhet mbështetur në punën e policisë.
“Shërbimin Policor të Kosovës duhet ndihmuar që të përmirësohet dhe të rritet profesionalizmi, sepse ajo që ata përballin, kërkon standarde të larta”, thotë Mini.
“Nga ana tjetër, për Kosovën më nuk ka kërcënime nga jashtë. Prandaj, nga pikëpamja ushtarake, niveli i forcave është pakësuar. Kemi racionalizuar dy brigada, i kombinuam brigadat Shumëkombëshe të Jugut dhe Perëndimit. Procesi i zvogëlimit nga 4 në 3 brigada mbase do të implementohet gjatë vitit, por reduktimi në fakt nuk do të ndikojë në aftësinë operacionale të KFOR-it”, ka thënë komandanti i trupave ndërkombëtare në Kosovë.
Sipas tij, në të ardhmen duhet zhvilluar metodologja e operacioneve të ndërlidhura me inteligjencën. “Së pari duhet të kemi inteligjencën, e pastaj aftësinë për të operuar”, ka thënë gjenerali italian.
Lidhur me suksesin e misionit në sigurimin e një ambienti të sigurtë, vlerësimet e gjeneralit i pasqyrojnë të dhënat demografike të Kosovës.
“Mund të themi se 95 % e misionit është kryer, sepse 95% e popullatës që është shqiptare, nuk ndien kurrfarë kërcënimi, por 5 përqindëshi tjetër mbetet nën perceptimin se është në rrezik. Duhet të përballemi me këtë perceptim, i cili është verifikuar edhe nga disa veprime konkrete. Muajt e kaluar janë shkatërruar dy kisha, kurse janë dëmtuar, dhunuar apo vandalizuar edhe varrezat”, ka thënë gjenerali Mini.
Sipas tij, popullata serbe nuk është e integruar, jeton nëpër enklava të vogla dhe pjesë të vogla të qyteteve. “Në fakt, ata nuk janë kthyer nëpër qytetet, ata janë kthyer në enklavat e jashtme, kurse të dhënat janë shqetësuese. Vetëm në Ferizaj, nga 7 mijë deri 8 mijë serbë kanë mbetur vetëm 17 ”, thotë ai.
“Nga ana tjetër, enklavat duhet mbrojtur nga KFOR-i, në formën e pranisë së përhershme apo patrullimit. Kjo nuk është një situatë që mund të përshkruhet si plotësisht e sigurtë dhe unë jam dakord me pikëpamjet e tyre sepse vërej se ata janë të kërcënuar. Ata janë të frikësuar. Kështu që, programi i kthimit vërtetë duhet të jetë i një prioriteti të lartë”, thotë gjenerali Mini.
Lidhur me llojet e njësiteve që i duhen Kosovës, gjenerali Fabio Mini sheh një nevojë të qartë për të shkuar përtej standardeve paqëruajtëse.
“Për udhëheqjen e operacioneve të inteligjencës, na duhet inteligjenca, na duhet kontroll absolut për gjithçka që ndodh, prandaj na nevoiten trupa të specializuara" ka thënë komandanti i KFOR-it gjenerali Fabio Mini.