Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtëpia e Bardhë ka shfaqur mbështetje të kufizuar për një rezolutë të re të Kombeve të Bashkuara për Irakun, duke e konsideruar ate të dëshirueshme, por të paobligueshme para se të ndërmerrej akison ushtarak.
Zëdhënësi Ari Fleischer tha sot se presidenti George Bush parapëlqen të veprojë me mbështetjen më të madhe të mundëshme ndërkombëtare, por ka shtuar se po të mos ketë mbështetje të mjaftueshme, kjo nuk do të ndalte Shtetet e Bashkuara dhe aleatët që të veprojnë.
Këto komente janë bërë disa orë para se George Bush të paraqesë fjalimin vjetor për gjendjen e Unionit, me të cilin pritet të përgatisë amerikanët për luftë të mundëshme me Irakun.
“Do të flasë lidhur me dëshirën tonë të thellë për paqë-paqë jo vetëm këtu në shtëpinë tonë, por paqë në rajonet e trazuara të Botës”, ka thënë George Bush në takimin me kabinetin para se të mbajë fjalimin në Kongres.
XS
SM
MD
LG