Ndërlidhjet

SHKUP


Patrulla kufitare maqedonase ka vrarë mbrëmë një shtetas të Shqipërisë afër Dibrës kur, siç thuhet po kalonte ilegalisht në Maqedoni dhe nuk ishte ndalur në thirrjen e saj, njofton ministria e Brendshme në Shkup.
Në komunikatë thuhet se patrulla kishte hasur dy persona të cilët me kuaj të ngarkuar po kalonin ilegalisht kufirin dhe kishte qëlluar kundër tyre, pasi nuk ishin ndalur.
Njëri prej tyre ka vdekur nga plagët, kurse tjetri ka arritur të kthehet në territorin e Shqipërisë, thuhet në komunikatë.
XS
SM
MD
LG