Ndërlidhjet

BEOGRAD


Shefi i politikës së jashtëme dhe sigurisë së Bashkimit Evropian, Javier Solana ka përsëritur qëndrimin se akoma është heret për zgjidhjen e statusit të Kosovës dhe ka thënë se Bashkimi Evropian mbështet pozicionin e shefit të UNMIK-ut, Michael Steiner, se duhet të vendosen standardet para zgjidhjes së statusit të Kosovës.
“Për mua , ka thënë Solana, Kosova udhëhiqet nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit”.
Kryeministri i Serbisë, Zoran Xhinxhiq tha se i kishte përcjellë Javier Solanës se Beogradi kërkon që bashkësia ndërkombëtare të marrë parasysh zgjidhjen e statusit të Kosovës dhe se nuk mundet të pranojë qëndrimin se akoma ishte heret që të shtrohej kjo çështje.
“Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për statusin e Kosovës , por edhe për statusin e Serbisë, sepse duhet të shkruajmë Kushtetutën dhe duhet të dijmë se cili është statusi i Serbis dhe çka të themi në Kushtetutë për Kosovën”, ka sqaruar Xhinxhiq.
Javier Solana shkoi në Beorgrad që të inkurajojë ndërtimin e Unionit të posaformuar midis Serbisë dhe Malit të Zi.
XS
SM
MD
LG