Ndërlidhjet

BEOGRAD


Shefi i politikës së jashtëme dhe sigurisë së Bashkimit Evropian, Javier Solana ka përsëritur qëndrimin se akoma është heret për zgjidhjen e statusit të Kosovës dhe ka thënë se Bashkimi Evropian mbështet pozicionin e shefit të UNMIK-ut, Michael Steiner, se duhet të plotësohen standardet para zgjidhjes së statusit.
“Për mua , ka thënë Solana, Kosova udhëhiqet nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit”.
Solana i ka bërë këto komente pas insistimeve të kryeminsitrit serb, Zoran Xhinxhiq se duhet të fillonin sa më parë bisedimet për statusin final të Kosovës, sepse Serbia ka ndërmendë të shkruaj kushtetutën e saj.
“Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për statusin e Kosovës , por edhe për statusin e Serbisë, sepse duhet të shkruajmë kushtetutën dhe duhet të dijmë se cili është statusi i Serbisë dhe çka të themi në kushtetutë për Kosovën”, ka sqaruar Xhinxhiq në konferencë për shtyp.
Javier Solana shkoi në Beorgrad që të inkurajojë ndërtimin e Unionit të posaformuar midis Serbisë dhe Malit të Zi, të cilin e pat ndërmjetësuar.
XS
SM
MD
LG