Ndërlidhjet

UASHINGTON


Amerikanët janë vënë zyrtarisht në dijeni nga qeveria e Shteteve të Bashkuara që të jenë në gjendje vigjilence nga sulme të mundshme terroriste kundër pallateve të banimit, hoteleve apo “objekteve të tjera të sigurisë së lartë”.
“Raportimet e fundit sinjalizojnë se ka gjasa të shumta se al Kaida mund të tentojë të sulmojë amerikanët në Shtetet e Bashkuara apo në botën e jashtme gjatë periudhës së haxhit islamik që përfundon nga mesi i shkurtit ”, ka thënë Ministri amerikan i Drejtësisë, John Aschroft.
Administrata Bush shpalli dje në Shtetet e Bashkuara shkallën e dytë të gjendjes së sigurisë kombëtare.
Departameti i Shtetit gjithashtu ka lëshuar një paralajmërim ndërkombëtar për rrezikun e terrorizmit, duke tërhequr vërejtjen për “kërcënim të lartë” nga sulme, përfshirë edhe me armë kimike apo biologjike.
XS
SM
MD
LG