Ndërlidhjet

MUNIH


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld tha në konferencën e Munihut për Politikën e Sigurisë se “lufta nuk është zgjedhje e lehtë, por duhet të peshohet me rreziqet e mosveprimit derisa Iraku po ndjekë mjetet për shkatërrim në masë”.
Sekertari i përgjithshëm i NATO-s, George Roberston ka thënë se nuk ka mosmarrveshje brenda Aleancës lidhur me kërcënimin që paraqesin armët e supozuara për shkatërrim në masë të presidentit irakian, Saddam Hussein, por pyetja është se si të zgjidhet problemi.
Robertson ka thënë se NATO ka zgjidhur situata të ngjashme më herët dhe është i bindur se do të zgjidhen edhe kësaj here.
Aleanca nuk kërcënohet nga diferencat midis Shteteve të Bashkuara dhe Gjermanisë dhe Francës lidhur me Irakun, ka thënë Robertson.
XS
SM
MD
LG