Ndërlidhjet

BERLIN


Presidenti rus, Vlladimir Putin dhe kancelari gjerman Gerhard Schroeder thanë sot se Iraku duhet të çarmatoset paqësisht, kurse Putin ka thënë veçmas se Franca, Gjermania, Rusia dhe Kina janë gjërësisht të një medjeje për çështjen irakiane.
Pas bisedimeve me kancelarin gjerman në Berlin Putin ka thënë se aktualisht nuk ka bazë për përdorimin e forcës kundër Irakut.
Ndërkaq në një intervistë për televizionin francez Putin ka thënë se aksionet unilaterale do të ishin “gabim i madh”, por se pasojat më serioze do të ishin rreziku i përçarjes në Këshillin e Sigurimit dhe fundi i koalicionit kundër terrorizmit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG